English

Kryeministri Edi Rama vizitë në Itali, publikon faturën paraprake të dëmeve të tërmetit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Shqipërisë, z.Edi Rama është takuar këtë të enjte në Romë me ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio.  

- Advertisement -

Në fillim të bisedës me Di Maion në momentin e pritjes, shefi i qeverisë shqiptare foli  për faturën e dëmeve nga tërmeti se nga përllogaritja paraprake mund të shkojë në shumën prej 1 miliard eurosh.

“Për disa ditë do të kemi raportin e dëmeve nga tërmeti por finalisht fatura përllogaritet të jetë rreth 1 miliard euro”-tha Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin shqiptar, ministri i Jashtëm i Italisë  tha se ka besim tek Konferenca e Donatorëve që do mbahet në Bruksel.

Kam besim se në Konferencën e Donatorëve do të gjendet një zgjidhje”-theksoi z.Luigi Di Maio.

Në takimin që Edi Rama ka zhvilluar me homologun Giuseppe Conte, dy janë nga çështjet kryesore që do diskutohen, ajo e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, por edhe Konferenca e Donatorëve që do të mbahet me 17 shkurt në Bruksel.

Kjo konferencë synon mbledhjen e fondeve për të rindërtuar zonat e shkatërruara nga tërmeti i vitit të kaluar, prej të cilit 51 qytetarë humbën jetën në Durrës dhe në Thumanë dhe qindra të tjera mbetën të pa strehë.

Shefi i qeverisë shqiptare është shprehur më parë se beson fort tek kjo konferencë, e cila pritet t’i japë një dorë të madhe Shqipërisë për të tejkaluar këtë situatë fatkeqësie.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?