English

Kryeministri grek takon Trump, diskutojnë për situatën në Libi dhe raportet tregtare e ushtarake

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa situata në Lindjen e Mesme nuk është aspak e qetë, Presidenti Donald Trump  priti në Shtëpinë e bardhë kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis.

- Advertisement -

Në një dalje të përbashkët  për mediat Trump  nënvizoi se të dyja vendet janë duke punuar për të patur gjithnjë e më shumë një raport të shkëlqyer qoftë ushtarakisht por edhe në fushën tregtare.

Duke u ndalur tek situata në Libi, Mitsotakis tha se marrëveshja e kufirit detar midis qeverisë me qendër në Tripoli të Libisë dhe Turqisë “shkel të drejtat sovrane të Greqisë”. Ai e përshkroi marrëveshjen Turqi-Libi si ” gjeografikisht qesharake ” pasi shpërfill praninë e Kretës. 

Greqia dhe Turqia kanë dallimet e tyre, tha ai, ndërsa shtoi se Athina është “e hapur” të shkojë deri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për mosmarrëveshjet e kufirit detar.

Sa i përket marrëveshjes së tubacionit  midis Greqisë, Izraelit dhe Qipros, kryeministri grek u shpreh se është “një projekt ambicioz afatgjatë” që do të sjellë gaz në tregjet evropiane.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?