English

Kryeministri i ri i Maltës premton përforcim të shtetit të së drejtës në mes të krizës politike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i ri i Maltës është betuar të hënën, teksa Joseph Muscat zbriti nga detyra pas vrasjes së gazetare investigative në 2017-n

- Advertisement -

42-vjeçari Robert Abela, mori postin e kryeministrit pasi u zgjodh të shtunën si kryetari i Partisë Laburiste.

Abela, babai i të cilit ka qenë president i vendit, u zgjodh si deputet në 2017-n dhe nuk ka mbajtur më parë ndonjë post në kabinet.

Ai ka premtuar se do të përforcojë shtetin e së drejtës në vend, pas krizës politike e ligjore të shkaktuar nga vrasja e gazetares Daphne Caruana Galizia dhe hetimit që vijoi më pas.

Gjatë kohës së vrasjes, Caruana Galizia po hetonte një rast ku qeveria malteze dyshohej se ishte e përfshirë në afera korruptive.  

Muscat, u detyrua së fundmi të jepte dorëheqjen pas javësh të tëra protestash.

Qeveria e tij ka qenë nën presion jo vetëm nga BE-ja, por edhe nga protestuesit të cilët e akuzonin se ishte duke mbrojtur nga drejtësia shefin e tij të kabinetit, njëkohësisht dhe mik i tij fëmijërie, Keith Schembri.

Schembri u arrestua dhe u mor në pyetje muajin e shkuar, por më pas u la i lirë, edhe pse është ende nën hetim.

Tre persona ndodhen pas hekurave, pasi dyshohet se kanë aktivizuar bombën e vendosur në makinën e Caruana Galizia më 16 tetor 2017.

Premtimi për të forcuar shtetin e së drejtës

“Jam i vendosur për të mbajtur çka është e mirë dhe të ndryshojë atë që është e keqe,” tha Abela të shtunën.

“Premtoj se do bashkëpunoj me parlamentin për të përforcuar shtetin e së drejtës dhe qeverisjen e mirë”.

Abela nuk e ka përmendur asnjëherë vrasjen e gazetares Caruana Galizia.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?