English

Kryeministri i Sllovakisë kritikon planin e BE për të ndaluar importet e gazit rus

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Sllovakisë ka kritikuar ashpër planin e Bashkimit Evropian për të ndaluar importet e gazit natyror rus deri në fund të vitit 2027, me qëllim që Presidenti Vladimir Putin të mos ketë të ardhura që ndihmojnë në nxitjen e luftës në Ukrainë.

- Advertisement -

Komisioni Evropian, dega ekzekutive e bllokut, do të paraqesë një plan të detajuar muajin e ardhshëm.

Do të kërkojë të ndalojë kontratat e reja të gazit me Rusinë deri në fund të këtij viti dhe të heqë gradualisht ato ekzistuese që janë ende në përdorim në BE-në me 27 vende deri në fund të vitit 2027.

Por kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e quajti planin “absolutisht të papranueshëm” për vendin e tij dhe tha se qeveria e tij ishte gati ta vërë veton ndaj tij.

Ai tha se ky veprim do të ishte i dëmshëm për Sllovakinë dhe të gjithë BE-në, sepse si rezultat do të rritet çmimi i gazit.

Sllovakia ka një marrëveshje për furnizimin me gaz me Rusinë që skadon në vitin 2034, dhe Fico tha se do të kërkonte kompensime për dëmet, nëse plani vazhdon.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po ecën përpara me planin, u tha ligjvënësve të BE-së se Rusia ka vërtetuar vazhdimisht se nuk është një furnizuese e besueshme e energjisë.

“Varësia nga Rusia nuk është e keqe vetëm për sigurinë tonë, por edhe për ekonominë tonë. Çmimet e energjisë sonë nuk mund të diktohen nga një fqinj armiqësor”, u tha ajo anëtarëve të Parlamentit Europian në Strasburg.

Fico hodhi poshtë gjithashtu një propozim për të ndaluar importet e naftës dhe karburantit bërthamor nga Rusia në Bashkimin Evropian.

Hungaria dhe Sllovakia, udhëheqësit e të cilave konsiderohen aleatët më të ngushtë të Putinit në Evropë, kanë bllokuar ndihmën ushtarake të BE-së për Ukrainën dhe pritej të kundërshtonin planet e Komisionit Evropian për gazin.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?