English

Kryeministri izraelit Netanyahu akuzohet zyrtarisht për korrupsion

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u akuzua zyrtarisht për korrupsion të martën, vetëm disa orë përpara se të takohej me presidentin amerikan Donald Trump – raportuan mediat amerikane.

- Advertisement -

Synimi i takimit ishte zbulimi i planit të shumëpritur të administratës amerikane për Lindjen e Mesme.

Netanyahu akuzohet për korrupsion dhe mashtrim, si dhe për thyerje të besimit në tre raste të ndryshme korrupsioni. Prokurori i Përgjithshëm Avichai Mandelblit paraqiti aktakuzën në Gjykatën e Jeruzalemit të martën, pak çaste pasi Netanyahu tërhoqi kërkesën e tij për imunitet parlamentar, një kërkesë që kishte shumë pak gjasa ta fitonte.

Netanyahu ka këmbëngulur se është i pafajshëm dhe i ka quajtur hetimin për korrupsion kundër tij një “përpjekje për grusht shteti” të nxitur nga media e majtë.

Akuzat në gjykatë nënkuptojnë se Netanyahu do të jetë i pari kryeministër në detyrë që do të përballet me gjyq në historinë e vendit. Nuk është caktuar ende një datë për gjyqin, por procesi ligjor mund të zgjasë edhe për vite.

Sipas ligjeve të vendit, Netanyahu nuk ka pse jep dorëheqjen pas akuzimit zyrtar. Ai duhet të dorëhiqet vetëm nëse dënohet dhe ky dënim është i formës së prerë dhe ka kaluar fazën e apelimit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?