English

Kryeministri kanadez Trudeau: Familjet e viktimave do të marrin përgjigjet që kërkojnë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri kanadez Justin Trudeau u ka premtuar familjarëve të 57 viktimave kanadeze që humbën jetën në avionin e sulmuar nga Irani javën e shkuar se do të marrin përgjigjet që ata kërkojnë.

- Advertisement -

“Kjo tragjedi nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, tha ai. “Nuk do të lodhemi deri sa të marrim përgjigje. Nuk do të lodhemi deri sa drejtësia të vihet në vend dhe deri kur përgjegjësit të japin llogari”.

Duke folur në një nga përmendoret e viktimave, ku merrnin pjesë rreth 2 mijë e 300 veta në qytetin e Edmonton, në provincën e Albertës, Trudeau tha se ishte në dijeni që shumë nga viktimat kishin shkuar në Kanada në kërkim të mundësive të reja për familjet e tyre, por tanimë ato familje kanë mbetur të hidhëruara dhe të mbushura me mllef.

Kryeministri Trudeau e ka cilësuar ngjarjen si “një tragjedi kanadeze”.

Avioni është qëlluar nga një raketë iraniane, disa momenti pasi nisur nga aeroporti i Teheranit të mërkurën. Të gjithë pasagjerët që ishin në bord kanë humbur jetën, duke përfshirë dhe 138 që po shkonin drejt Kanadasë.

Irani ka pranuar se avioni u qëllua gabimisht, pasi e kishin ngatërruar me një shënjestër armiqësore, në një situatë tejet të acaruar me Shtetet e Bashkuara.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?