English

Kryeministri kroat, Plenkoviç: Shpresoj që të zhbllokohet integrimi në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Andrej Plenkoviç, Kryeministër i Kroacisë, vend që aktualisht mban Presidencën e BE-së, ka deklaruar gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, se, shpreson që gjatë Samitit të Zagrebit të zhbllokohet procesi i integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

Plenkoviç ka theksuar se gjatë presidencës kroate, do të ketë një fokus të veçantë ndaj vendeve të Evropës Juglindore sepse integrimi i këtyre vendeve në BE nuk është një prioritet për unionin.

Një deklaratë të tillë ai e ka bërë ndërsa po fliste për gazetarët kroatë që ishin të pranishëm në samitin që po mbahet në Zvicër.

“Po përpiqem të kalibroj pritshmërinë që kanë të gjitha vendet fqinje për Presidencën kroate. Është mirë që Kroacia po vë fokusin te vendet e Evropës Juglindore. Dyshoj se nëse ndonjë vend tjetër do të kishte Presidencën tani, kjo do të ishte temë kryesore”, u shpreh kreu i qeverisë së Kroacisë.

Më tej ai ka theksuar se, shpreson që gjatë Presidencës së BE-së marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit të jenë më dinamike me BE-në.

“Ka pritshmëri të mëdha për Samitin e Zagrebit në Maj. Do të jetë një mundësi dhe shpresoj që të zhbllokohet situata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka përfunduar Plenkoviç.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?