English

Kryeministri Rama: Brenda javës, plan për pagat për ata që kanë lënë punën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri, Edi Rama në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se, brenda kësaj jave qeveria do të paraqesë planin financiar për ndikimet që vijnë nga coronavirus. Duke folur nga zyra në Kryeministri, ndryshe nga se e kemi parë këto ditë të flasë nga shtëpia, z. Rama kërkoi që qytetarët ta mirëkuptojnë për masat kufizuese.

- Advertisement -

“Ata që kanë një rrogë për të marrë në fund të marsit, në ato hallkat e ekonomisë që janë këputur përkohësisht, nuk do i lëmë në dorë të pronarëve apo sipërmarrjeve private.  Sipërmarrjes nuk mund t’i delegohet mandati i solidaritetit shoqëror, të zgjedhësit ma kanë deleguar mua.

Ne do të kemi shumë shpejt, brenda kësaj jave, planin e garancisë financiare për pagat e të gjitha atyre ndër ju që iu përgjigjen thirrjes për luftë duke lënë punën dhe për t’u futur në llogoren e shtëpisë suaj”, theksoi Kryeministri.

Ai nuk la pa sulmuar opozitën se po bën propozime që askush nuk do ishte në gjendje t’i plotësonte, ndërsa situatën e krijuar nga coronavirusi e konsideroi më të rëndë se sa tërmeti i 26 nëntorit.

Z. Rama tha se mbrëmjen e sotme do të zhvillojë një bisedë telefonike me Presidenten e KE-së, Ursula van del Leyen, ku do t’i kërkonte së pari që fondet e BE-së të premtuara në Konferencën e Donatorëve të mos ndryshojnë destinacion.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?