English

Kryeministri Rama: Gati revolucioni dixhital për qytetarët, 472 shërbime online

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur vitin duke testuar shërbimin online në kuadër të atij që vetë e ka quajtur revolucion dixhital në shërbimin ndaj qytetarëve.

- Advertisement -

Në prani të drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, kryeministri Edi Rama ka provuar live nga Facebook i tij të marrë një vërtetim oline në e-albania.

Rama ka renditur shërbimet që do tashmë do të sigurohen online, që sipas tij do të shmangim radhët nëpër sportele.

“Janë 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele thjesht për një aplikim, i cili tanimë mund të bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit. Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetërorë kur aplikojnë, po vetëm dokumente që janë individuale.

Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës. Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin.

Ky proces transformues rrënjësor do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht ryshfetin.

Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen vetëm online në https://e-albania.al”, shkruan kryeministri në profilin e tij në Facebook.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?