English

Kryeministri Rama: Krimi paguan njerëz për të folur kundër OFL

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Rama mbrojti në foltoren e Kuvendit operacionin Forca e Ligjit. Sipas tij, Parlamenti do t’i japë fuqi ligjor Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për të pezulluar magjistratët e pa rivlerësuar që kanë bashkëpunuar me krimin.

- Advertisement -

Edhe pse Ministrja Belinda Balluku po debatonte me opozitën parlamentare për ligjin e ri të shpronësimeve, kryeministri Edi Rama doli në foltoren e Kuvendit, duke ndryshuar 100% temën e diskutimeve.

Z. Rama shpalli fitoren e parë ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që s’kanë kaluar ende procesin e rivlerësimit dhe që sipas tij, janë bërë palë me krimin.

“Sot i vjen fundit pafuqisë ligjore ndaj atyre që trokasin çekiçin e gjykatësit… Vettingu zyrtar do t’ju duket lule, do dërgohen në burg”, u shpreh z. Rama.

Diskursi i tij vijoi më pas me Operacionin Forca e Ligjit, që sipas tij, është suksesi kundër krimit të organizuar.

“Ky operacion i ngul thikën mu në zemër atje ku e kanë më të shenjtë, pasurinë”, deklaroi Kryeministri.

Si armiq të këtij operacioni, ai renditi jo vetëm prokurorë dhe gjyqtarë, por edhe ata që akuzojnë nismën publikisht.

“Janë paguar nga krimi për të folur, paguan për të bërë këtë që bëjnë”, u shpreh  më tej z. Rama duke drejtuar gishtin nga njerëzit që flasin në media se marrën para nga krimi.

Në fjalën e tij, Rama iu përgjigj edhe kërkesës së opozitës se përse OFL-ja nuk kërkon justifikimin e pasurisë së politikanëve duke theksuar se ata janë subjekt i ligjit të deklarimit të pasurive në mënyrë periodike pranë ILDKPKI-së.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?