English

Kryeministri Rama: Nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe Durrës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë me dije se duke filluar nga mesdita e sotme do të ndërpritet transporti urban në qytetin e Tiranës dhe atë të Durrësit. 

- Advertisement -

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, shefi i qeverisë bën me dije se struktuarat shtetërore po punojnë për garantimin e transportit të dedikuar për mjekët dhe infermierët.

“Nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe Durrës. Po bëjmë gati transportin e dedikuar për mjekët dhe infermierët”-shkruan Rama.

Teska numri i të infektuarve ka ardhur në rritje, autoritetet shqiptare po detyrohen të shtojnë masat e forta për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, i cili deri tani në të gjithë botën ka vrarë mijëra persona. Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel të vazhdueshëm qytetarëve që respektojnë masat dhe të rrinë mbyllur në shtëpitë e tyre.

Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur kontrollet e udhëtarëve, ndërsa ka paralajmëruar gjoba dhe masa drastike për të gjithë ata që kanë qenë në Itali dhe në zonat e tjera të infektuara, dhe nuk kanë pranuar të vetëizolohen.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?