English

Kryeministri Rama: Javën që vjen, mund të lehtësojmë masat kufizuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Shqipëri, deri tani numërohen 259 persona të infektuar nga COVID-19, ndërsa 15 të tjerë kanë ndërruar jetë. Dy qytetet më të prekura janë, Tirana me 140 raste dhe më pas, Durrësi më 29 të prekur.

- Advertisement -

 Nisur nga kjo kurbë optimiste, e cila nuk ka njohur një rritje të madhe që prej evidentimit të rastit të parë më 9 mars, Kryeministri, Edi Rama ka paralajmëruar se mund të ketë lehtësim të masave kufizuese për parandalimin e coronavirus.

“Jemi duke shikuar mundësinë e lehtësimit të masave duke filluar nga java e ardhme, me pikatore, nëse numrat deri të dielën do të na lejojnë që ta marrim në konsideratë përdorimin e pikatores”, tha më tej kreu i qeverisë.

Duke folur për paketën e ndihmës financiare, z. Rama u shpreh se, biznesi i madh nuk përfshihey në paketën e parë përveç fondit të garancisë sovrane prej 100 milionë euro, por do të shihet në të ardhmen.

“E di që shumë punonjësve po u shkurtohet puna, ndërkohë që shumë gjinkalla thonë që të shkojmë përtej garancisë sovrane se nuk do ta shfrytëzojmë. Mbase na duhet të shkojmë përtej garancisë sovrane, por jo sot dhe sy mbyllur. Pasi do të analizojmë sjelljen e kompanive në raport me instrumentin. Dhe së dyti nuk e dimë sa do të zgjasë kjo luftë”, deklaroi z. Rama.

Në këtë kuadër, kreu i qeverisë bëri të ditur se paketa e ndihmës mund të zgjerohet pas 15 prillit për të parë të dhënat e reja. Ai tha gjithashtu se po shikohet mundësia për financime nga jashtë.

“Po punojmë për financime edhe nga jashtë vendit, por lufta nuk është lokale dhe as rajonale, por lufta e tretë botërore dhe kanalet nuk janë zgjeruar dhe të gjithë po shikojnë shtëpitë e tyre. Jam optimist se do të sigurojmë financime shtesë për të qenë më pak të shtrënguar për periudhën pas paketës. Në luftë luftohet për ekzistencë”, tha z. Rama. 

Gjatë fjalës së tij përmes rrjetit social Facebook, z. Rama bëri dhe një deklaratë për ata që punojnë në të zezë dhe kërkojnë të përfitojnë nga qeveria. Ai për këtë kategori ka vendosur kusht. “Ne u ndihmojmë nëse na tregoni ku keni punuar, në cilën kompani dhe kush iu ka paguar. Dhe kjo jo për të penalizuar punëdhënësin, por për të verifikuar rastin dhe për t’iu dhënë hakun”, deklaroi kreu i qeverisë.

Kryeministri, Edi Rama bën të ditur se pensionet do të rriten që prej muajit prill pasi për këtë kategori ka kaluar një fond shtesë prej 20 milionë dollarë. Ndërkohë duke folur për paketën e ndihmës financiare, kreu i qeverisë bëri të ditur se pjesë që përfitojnë janë dhe punonjësit e kopshteve private si dhe ata që punojnë taksistë. Ndërsa për familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike, z. Rama tha se do t’u lëvrohet dyfishi i shumës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?