English

Kryeministri Rama reagon pas deklaratës së Macron: Sinjal pozitiv, por të mos krijojmë iluzione

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga Mynihu i Gjermanisë, ku për 2 ditë mori pjesë në Konferencën për Sigurinë, Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron që duket se i jep dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars.

- Advertisement -

Në një deklaratë për televizion publik, kreu i qeverisë u shpreh se deklarata e Macron është një sinjal pozitiv, por nga ana tjetër shtoi se nuk duhet të ushqejmë iluzione, po të presim me durim.

“Unë nuk e ndoqa dot presidentin Macron, por nga sa munda të lexoj është sinjal pozitiv dhe dua t’u them të gjithëve që nuk kemi pse e ushqejmë veten me iluzione dhe dëshira. Të presim me durim dhe të punojmë”, – tha z. Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh optimist lidhur me Konferencë e Donatorëve që do të zhvillohet në Bruksel, edhe pse sipas tij, ajo nuk mund t’i përmbushë të gjitha nevojat që ka vendi për rindërtimin pas tërmetit.

“Unë këtu erdha me një qëllim të madh dhe një detyrë, që të realizoja sa më shumë kontakte drejt Konferencës së Donatorëve dhe më vjen mirë që koha u shfrytëzua me dobi në këtë aspekt, edhe pse ka ende orë për të punuar për rezultat pozitiv dhe detyra e kryetari të radhës së OSBE, që përfshinte takime të rëndësishme. Kam pritshmëri, por nuk përmbushim dot të gjitha nevojat, të mbetemi në një nivel që të ketë peshë në proces”, tha kreu i qeverisë.

Shefi i Elyses, Emmanuel Macron në fjalën e mbajtur sot  në Konferencën e Sigurisë që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë tha se është gati  të mbështesë procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

“Ne po presim raportin në Mars, në varësi të faktit se nëse rezultatet janë pozitive dhe fitohet besimi, atëherë ne do të mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, – theksoi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?