English

Kryeministri Rama: Rinis puna në disa kantiere ndërtimi në zona rurale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pasi paralajmëroi se qeveria po peshonte lehtësimin e masave, duke marrë në konsideratë vështirësimin që gjendja e COVID-19 i ka shkaktuar ekonomisë, kryeministri Rama dha sot një dritë të gjelbër për kantieret e ndërtimit në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispolit, Borshit, Fushë-Krujës, Fierit por siç e cilësoi ai “me pikatore”.

- Advertisement -

Megjithatë “duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit”, paralajmëroi Rama.

Shqipëria hyri sot në ditën e 26-të të izolimit dhe masave të ashpra ndaluese që synojnë ta mbajnë sa më të butë kurbën e të prekurve nga coronavirusi në vendin tonë.

“Ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje, për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardim dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët. Do të vazhdojmë të mbrohemi shumë fort, duke organizuar kundërsulme në pika nevralgjike për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm,” tha Rama.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?