English

Kryeministri Rama: Vendi s’mund të jetë peng i “besëlikes”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në ditën e tretë të Kongresit të Partisë Socialiste, lideri i saj Edi Rama ka komentuar tubimin që do të mbahet nesër me thirrjen e Presidentit të Republikës. Kryeministri Rama në fjalën e tij u shpreh se, vendi nuk mund të jetë peng i një personi, duke iu referuar Ilir Metës. Deklaratën për ish-aleatin e tij në mandatin e parë qeverisës, z. Rama e bëri nga një podium në Pallatin e Kongreseve, përballë Presidencës.

- Advertisement -

“Nuk është debat që të marrim vendin peng, debati që artificialisht ka marrë peng mediat për gjithë këto kohë, ‘Besëlidhja’ dhe ‘Besëlikja’. Nuk është ky debati. Kush është me “Besëlidhjen” dhe kush është me “Besëliken”. Pa kuptim, humbje kohe, degradim, degradim i madh dhe goditje e shpresës së në  këtë vend mund të jetohet normalisht dhe se ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në  televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër”, deklaroi Kryeministri.

Z. Rama e nisi fjalimin me shaka për ministren, Elisa Spiropali duke thënë se nuk ishte përgatitur për të folur por kjo erdhi për shkak se ish-kryetarja e FRESSH tashmë nuk ndihet më pjesë e këtij forumi, të cilët iu referua me termin “mamica”.

Kryeministri nuk la pa kritikuar dhe median që sipas tij nuk i jep hapësirë debatit të vërtetë por, i jep vëmendje kronikës së zezë dhe lajmeve të rreme. “Është për të ardhur keq sepse nuk ka vjen tjetër, as në rajon, as në botë, që kornikën e zezë ta ketë në krye të lajmeve”, u shpreh z. Rama.

Z. Rama kritikoi organizimin e FRESSH gjatë katër viteve të fundit duke thënë se nevojitet ndryshimi i modelit që ekziston sot, ndërkohë që bëri të ditur nisjen e garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të forumit rinor socialist.

“FRESSH nuk ka pse dhe nuk duhet të drejtohet nga një djalë, por duhet të drejtohet nga një djalë dhe nga një vajzë. Hapja e rrugës për më shumë vajza, është hapja e rrugës  për më shumë mend”, u shpreh kreu i PS-së, duke prezantuar formulën e re të FRESSH me dy bashkëkryetarë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?