English

Kryeministri Rama: Vonesat për satelitët s’janë në dorën time

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri, Edi Rama në tetor të vitit të kaluar paralajmëroi se Shqipëria do të dërgonte në orbitë dy satelitë ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’.

- Advertisement -

I pari parashikohej të lëshohej në mars 2022 dhe i dyti rreth dy muaj më pas, në qershor.

“Në mars do të lëshohet [Albania 1]. Do të filmojmë një video dhe pas shkëputjes do të shohim satelitin në orbitë”, shprehej Rama.

Por, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Në një reagim në Twitter, Rama thotë se “vonesat nuk janë në dorën e tij”, por nuk është hequr dorë nga ky plan.

“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë çuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo”, shkruan kryeministri.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, dhënë më 18 tetor 2021, Rama tha se qëllimi kryesor i lëshimit të satelitëve në orbitë do të jetë mundësia për të kontrolluar më mirë territorin e vendit.

“Satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ do të jenë në Orbitë dhe do të na bëjnë të mundur për të pasur një kontroll shumë më cilësor mbi territorin”, deklaroi ai.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një intervistë për Euronews Albania, në shkurt të këtij viti tha se satelitët do të jenë në shërbim të dikasterit që ai drejton.

Sipas tij, do të luajnë rol jo vetëm në kontrollin e territorit për kanabis por edhe në rast emergjencash civile.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?