English

“Kryeministri të vijë të shoh djalin”, kërkesa e veçantë e nënës së invalidit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

- Advertisement -

Ka hyrë në ditën e tretë greva e urisë së personave me aftësi të kufizuara në qytetin e Elbasanit.

Ata kërkojnë nga qeveria rikthimin e pagesave që u takon për kategorinë e tyre sociale, për të cilën thonë se u është hequr.

Në një intervistë për Euronews, nëna e një invalidi 41-vjeçari kërkoi nga kryeministri Rama rikthimin e ndihmës sociale.

Ajo tha se nëse fëmija i saj do të mund të lëvizte, ajo nuk do të kërkonte kurrë ndihmë ekonomike nga ana e shtetit.

“Unë vdes për fëmijën dhe zoti ia ka dhënë jetën dhe zoti mund t’ia marrë, nuk mund t’ia marrë kempi epror. Të vijnë të takohen me ne dhe t’i jepet e drejta fëmijës.

Të vijë zoti kryeministër dhe të takohet me mua pse ia ka hequr. Mua më tha që kempin epror ia ka heq kryeministri. Kur ia ka heq kryeministri të vijë të më takojë mua si nënë. Ta shoh fëmijën të ma çojë në banjë dhe të ma sjelli mua prapë. Unë nuk dua asnjë lekë po pashë fëmijën të eci. Fëmija ka 41 vjet që nuk ka hedhur një hap”, tha nëna.

LEXO GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?