Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilița tha se vendi ka një mundësi “historike” për t’u anëtarësuar në BE.
Ajo tha se vendi ka nisur përpjekjet për anëtarësimin në Bashkimin Europian mes frikës se mund të tërhiqet në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, raporton Reuters.
Në fjalimin e saj në Davos ajo tha: “Ne mirëpresim çdo mekanizëm për të na afruar, për të përmirësuar bashkëpunimin tonë, për sa kohë që kjo nuk zëvendëson rrugën drejt anëtarësimit”.
Gavrilita tha se ata besojnë se anëtarësimi në Bashkimin Europian është mundwsi që shpërndan paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e bazuar në vlera dhe se duan të jenë pjesë e botës së lirë.
Kryeministrja tha se Moldavia kishte një “dritare historike mundësish” për t’u bashkuar me Unionin dhe se statusi i kandidatit nuk duhet t’i jepet vetëm Ukrainës.