English

Kryeprokurori Çela: Të gjithë nën hetim, do të shkojmë deri tek ndërtuesit dhe zyrtarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ditë pas marrjes së detyrës si kryeprokuror, Olsian Çela shkoi në Prokurorinë e Durrësit, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Pas më shumë se 1 orë e 30 minuta takim me prokurorët që po kryejnë hetimet, z. Çela paralajmëroi ndjekje penale për të gjithë përgjegjësit për situatën e krijuar në qytetin bregdetar.

- Advertisement -

“Përgjegjësia që do të mbahet do të jetë maksimale. Pëgjegjësia do të shkojë atje ku është, qoftë tek ndërtuesit, qoftë tek zyrtarët, kudo që Prokurorët do të verifikojnë dhe do të mbledhin prova që ka elementë të përgjegjësisë penale nuk do ketë hezitim për asnjë rast,” deklaroi kryeprokurori.

Z. Çela tha po ashtu se nga hetimet rezulton se ligji për ndërtimet në fuqi ka mangësi ndërsa drejtuesja e prokurorisë së Durrësit Anita Jella, deklaroi se ka kërkuar asistencë teknike nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me ekspertë dhe inxhinierë për veprimet hetimore.

Pas Durrësit, Prokurori i Përgjithshëm shkoi edhe në Prokurorine e Krujës ku ka kontaktuar me grupin hetimor të ngritur për shembjen e pallateve në Thumanë dhe dëmet në banesa të tjera në ketë rreth.

Një ditë më parë kryeprokurori Çela premtoi se do të vendosë para përgjegjësisë ata që kanë abuzuar me ndërtimet, duke marrë shkas nga bilanci tragjik prej 51 viktimash i tërmetit të 26 nëntorit.

Ai u shpreh optimist se puna do të vazhdojë për mirë dhe drejt ndryshimeve pozitive.

Z. Olsian Çela u votua me shumicë të cilësuar prej 101 votash pro në parlament dhe do të drejtojë akuzën shqiptare deri në fund të vitit 2026.

Kryeprokurori i ri Olsian Çela premton hetim për abuzuesit me ndërtimet

Olsian Çela zgjidhet në krye të Prokurorisë së Përgjithshme

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Si e komentoni dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg?