Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi shqyrtimin e ankimimit të kalimit të vetingut në shkallën e parë nga kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj.
KPA pranoi që në këtë proces Imeraj të mbrohet nga avokati Gregori Twon i Dhomës së Avokatisë së Strasburgut.
Komisioneri publik Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin e kryeprokurores së Tiranës duke u bazuar edhe në gjetjet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Imeraj nga ana e saj kërkon konfirmimin në detyre duke deklaruar se ka hetuar politikanë, zyrtarë në nivele të larta, anëtarë të krimit të organizuar e terroristë, duke marrë rreth 180 të pandehur gjatë viteve të fundit.
LEXONI GJITHASHTU: