Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.
Ai akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje pasurie. Ish-kreut të Kushtetueses i është sekuestruar edhe një apartament me urdhër të SPAK.
“Sekuestrimin e pasurisë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, pasuri me nr.105/18+1-13, apartament me sipërfaqe 60 m2, vol.13, fq.200 e ndodhur në zonën kadastrale 2291 Kryemëdhenj, Golem, Kavajë, regjistruar në emër të shtetasit Latif Dedja”, thuhet në kërkesën e SPAK.
Hetimi për gjyqtarin e larguar nga sistemi i drejtësisë kishte nisur që në maj të 2020-s për akuzën e refuzimit dhe fshehje së pasurisë. Nga hetimi ka rezultuar se Dedja kishte në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.
Bashkim Dedja u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010, ndërsa në 2013 u emërua kryetar i kësaj gjykate, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në 2018, kur u shkarkua me vendimin të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).
LEXONI GJITHASHTU: