Bushati: Berisha na la njollën e një vendi që nuk dënon gjenocidin serb

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është turp për çdo ministër dhe deputet shqiptar që ka ngritur kartonin e kuq për të mos e njohur gjenocidin serb në Srebrenicë.

Kështu tha analisti Andi Bushati në emisionin ‘Shock’ në Euronews Albania teksa komentoi rrëzimin e kërkesës së depozituar nga deputeti demokrat Tritan Shehu në Kuvend për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.

Me këtë akt, sipas Bushatit, deputetët dhe ministrat i kanë lënë Parlamentit dhe Shqipërisë një njollë turpi që e bashkon me botën serbe.

Analisti nuk i kurseu kritikat edhe për Sali Berishën, i cili siç tha, edhe pse e dinte shumë mirë që Rama nuk do ta votonte këtë nismë, i la Shqipërisë njollën e një vendi që nuk ka dënuar gjenocidin serb.

“Edi Ramën e ka shkatërruar sot moralisht Sali Berisha duke e renditur zar të Vuçiçit, por problemi është se me këtë nismë që ata e dinin që nuk do të votohej… Edi Rama nuk guxon ta nxjerrë këmbën nga rrethi që i ka caktuar Vuçiç. Kjo nuk përbën asnjë çudi. Por a duhet Berisha, duke e ditur që Rama është peng i Vuçiçit a duhej t’ia bënte këtë të ditur botës, këtu jam kundër tij. Rama ja do jetë edhe 10 vjet në politikë, por gjithmonë në analet e historisë do ngelet që Shqipëria nuk e ka dënuar gjenocidin serb”, tha Bushati.

LEXONI GJITHASHTU:

4 COMMENTS

  1. Hallin e shqipërisë ka berisha… Sikur të merakosej për të ky vend do ishte ndryshe sot, por ai do vetëm b… e vet! Është ambicioz dhe karrierist i frustruar që nga fëmijëria!

  2. Turp! Shqiperia sot zgjodhi Serbin para tere botes perendimore. Kam frig se neser edhe gjenocidin serb ndaj shqiptareve te Kosoves nuk do ta denoj!

  3. Berisha hodhi grepin për me pa se ku qëndron në krahasim me vuçiçin .! Por socialistët vendosën të kapin grepin e vuçiçit. Me një gur dy zogj quhet kjo.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

‘Misioni i Lipës, të mbushë thasët me lekë’, këngëtari i njohur kritika ‘Sunny Hill’

Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’, në një intervistë për Euronews Albania kritikoi ashpër babanë e Dua Lipës, Dukagjin Lipa, njëkohësisht...

Bllokimi mjeteve ujore, Xhameta: Tek ne jo, në Jug edhe mund të jetë shkelur ligji

Skerdilajd Xhameta, përfaqësues i mjeteve sportive ujore që operon në zonën e Durrësit tha se inspektimet nga policia ka pasur gjatë gjithë kohës, edhe...

‘S’më lanë të këndoj për Adem Jasharin’, Shemi flet pas incidentit në ‘Sunny Hill’

Një incident ka ndodhur në festivalin Sunny Hill. Incidenti ka pasur si protagonist Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’, i cili...

TË FUNDIT

Rriten infektimet nga COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jetë nga COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë tha se në 2418 testime...

Partizani shkarkon trajnerin në prag të Superligës

Dritan Mehmeti nuk është më trajneri i Partizanit. Ekipi ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin që mori drejtimin e ekipit e kuq në mes të sezonit të shkuar. Vendimi...

Sondazh