Takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është mbyllur pa asnjë marrëveshje për targat, raporton KosovaPress.
Lajmi u bë me dije nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak përmes një postimi në Facebook.
Por Lajçak tha se bisedimet kanë shënuar përparim në çështjet e tjera duke përfshirë energjinë ndërsa theksoi se puna do të vazhdojë.
Delegacionin e Kosovës e udhëhoqi, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, Petar Petkoviç.
Ndërkohë, pritet që derisa të mos ketë marrëveshje të reja, regjimi me letra ngjitëse do të vazhdojë të zbatohet.
LEXONI GJITHASHTU:
- DASH: Kosova dhe Serbia i zgjedhin vetë prioritetet për politikat e jashtme
- Kosova siguron grurin, rikthehet importi nga Serbia