Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka deklaruar se është i gatshëm që të zhvillojë bisedime me homolohun rus, Vladimir Putin.
Gjatë një interviste për televizion shtetëror italian RAI, Zelenski u shpreh se me Putin duhet gjetur një marrëveshje, por pa vendosur ultimatum.
Ai shtoi se Ukraina nuk do ta njohë kurrë Krimenë si pjesë të Rusisë, e cila u aneksua në vitin 2014.
“Krimea ka pasur gjithmonë autonominë e saj, ka parlamentin e saj, por në brendësi të Ukrainës,” tha Zelenski.
I pyetur për një koment të presidentit francez Emanuel Makron që paralajmëronte kundër çdo poshtërimi të Putin, Zelenski se Ukraina dëshiron që ushtria ruse të largohet nga toka e tyre.
“Ne nuk do ta shpëtojmë fytyrën e Putin duke paguar me territorin tonë. Kjo do të ishte e padrejtë. Ne duhet të mendojmë për të ardhmen e Rusisë. Unë, si president i Ukrainës, them se këta janë fqinjët tanë. Do të ketë presidentë të tjerë, presidentë të tjerë dhe gjenerata të tjera të Rusisë”, deklaroi Zelenski.
LEXONI GJITHASHTU