Dhomat e Specializuara të Hagës shpallën fajtorë Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, duke i dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, të mërkurën.
Atyre do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, rreth dy vjet, e si rezultat do të qëndrojnë në burg edhe 2 vjet e gjysmë.
Pjesë e dënimit është edhe pagesa e një gjobe prej 100 eurosh.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 26 shtator 2020 me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës.
Ata u akuzuan për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
LEXONI GJITHASHTU:
PO PSE MERENI ME KTA HAJNA LLOPOVA, PARA LUFTE AZIL KA QEN NE SUEDI TASH ME JA KQYR PASUNIN NE GOLLOGJAN JET PA MEND. KTA NE KOHEN E SERBIS KAN QEN IFORMATOR GJAT NATES E DITEN I KAN MASHTRU POPULLIN KENSE NA JENA PATRIOTA.