Mes 18 të arrestuarve nga 32 masa sigurie të lëshuara nga GJKKO në kuadër të operacionit të koduar ‘Golden Bullet’ është edhe oficeri policisë Leonard Palushi.
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano në një konferencë për shtyp me kreun e SPAK, Arben Kraja tha se operacioni është në vijim dhe do të ekzekutohen të gjithë urdhër-arrestet e lëshuara nga gjykata.
Nano u shpreh se është i vendosur që të pastrojë nga radhët e Policisë së Shtetit ata punonjës policie që shpërdorojnë detyrën apo bëhen palë me krimin, si dhe inkurajoi agjencitë ligjzbatuese që të hetojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të Policisë, në veprimtari të kundërligjshme.
Kreu i SPAK, Arben Kraja tha se grupet kriminale vepronin në qytetet si Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe ishin të gatshme të paguanin shuma të mëdha parash për të vrarë kundërshtarët e tyre.
Të arrestuarit janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Ardian Uzuni, Altin ndoci, Skerdi Tasi, Leonard Palushi, Fatos Gosa, Erion Alibej, Gentajan Sharra, Florenc Cekrezi, Elvis Koci, Ilirjan Feci, Petrit Qoli, Agron Qoli, Agron Qafa, Artan Plaka, Besjan Xhixha.
LEXONI GJITHASHTU: