Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë 18 të arrestuarit në operacionin “Golden Bullet”.
Një nga të arrestuarit, i cili po vuan dënimin për vrasjen e vëllezërve në Durrës, Viktor dhe Besmir Haxhia, ka dhënë një dëshmi të fortë para gjykatës.
Burime nga avokatët e pranishëm në seancë bëjnë me dije se Besjan Xhixha është shprehur Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje.
Madje sipas tij, Dumani ka lidhje të forta me pushtetarë dhe zyrtarë të drejtësisë duke përmendur dhe emrin e e një prokurori.
“Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vet dhe ndihej i mbrojtur”, ka deklaruar Xhixha.
Ai ka shtuar se “Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë” dhe sipas tij “duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar”.
LEXONI GJITHASHTU: