Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim do të marrë në menaxhim për 10 vitet e ardhshme Parkun Kombëtar të Butrintit.
Ligji është miratuar këtë të hënë në Parlament me 75 vota pro, 18 kundër dhe një votë abstenim.
Miratimi erdhi pas debateve dhe replikave të vazhdueshme mes maxhorancës dhe opozitës.
Gjithashtu edhe grupime të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar kalimin e Parkut të Butrintit në menaxhim të Fondacionit shqiptaro-amerikan për Zhvillim.
Parku i Butrintit do të restaurohet dhe për këtë qëllim do të shpenzohen rreth 19 milionë dollarë.
Sipas modelit financiar të dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë, nga Fondacioni Amerikan për Zhvillim, 4.9 milion dollarë do të jepen nga buxheti i kësaj organizate, 2.1 milion dollarë nga qeveria shqiptare dhe 12 milion do të sigurohen nga të ardhurat që do t’ vijnë siti-it nga turistët.
Vizitorët do të paguajnë fillimisht 6 dollarë për çmimin e biletës për të parë amfiteatrin dhe më pas çmimi do të rritet në 8 dollarë vitin e dytë, 9 dollarë të katërtin dhe 11 dollarë vitin e gjashtë. Sot çmimi është 1 mijë lekë ose 8.8 dollarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng
Bileta e re për Butrintin, 6 dollarë vitin e parë të menaxhimit
Menaxhimi i Butrintit, Berisha: Akt korruptiv, parashikohet shpërbërja e parkut