Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se ligji do të votohet pavarësisht përpjekjeve të saj për ta marrë peng këtë çështje siç ka bërë me stadiumin apo teatrin.
“Ne do të votojmë dhe do i bëjmë gjërat siç i bëjmë dhe ju nuk mund të merrni peng asgjë, koha e pengmarrjes ka marrë fund dhe jeni aty ku e keni merituar, jeni peng i vetvetes, këtë keni dashur e keni arritur dhe të rroni vetë të gjithë bashkë”, tha Rama.
Kryeministri solli në kujtesë se Butrinti është shpallur Park Kombëtar dhe zonë e mbrojtur në kohën kur ai ishtë ministër kulture, ndërsa theksoi se rishikimi i kufijve të Butrintit është bërë me kërkesë të UNESCO-s.
“Rishikimi i kufijve të Parkut të Butrintit është bërë me kërkesë të UNESCO-s, në mënyrë që të hiqeshin nga zona e Parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimeve masive pa leje, arkitektët e së cilave dihet kush janë në Shqipëri. Ne kemi akoma në parlament një personazh që e quante Bathoren mrekullinë e tetë të botës”, tha Rama në Kuvend.
LEXONI GJITHASHTU: