Paradat e krenarisë së komunitetit LGBTI+ do të zhvillohen në 5 vende të Europës si Lituani, Itali, Gjermani, Poloni dhe Finlandë në muajin qershor deri në fillim të korrikut.
Festa po rikthehet pas dy vitesh, e cila nuk është zhvilluar për shkak të pandemisë së Covid-19. Kjo është një ndër festat më të mëdha të të drejtave të njeriut LGBTI+.
Parada në Vilnius, Lituani: 31 maj – 5 qershor
Parada nis në fillim të muajit qershor në kryeqytetin e Lituanisë. Përfaqësuesit e komunitetit do transportohen nga një autobus shumëngjyrësh me muzikë në sfond rreth rajonit Vilnius për të inkurajuar pjesëmarrjen e banorëve dhe vizitorëve në ngjarjet e javës.
Parada në Romë, Itali: 6-12 qershor
Pas një pauze dy vjeçare, parada rikthehet këtë qershor në kryeqytetin italian. Ngjarja u mbajt për herë të parë në vitin 1994 dhe tani tërheq mijëra admirues. Festimet kulmojnë me “Paradën e Krenarisë Romake” më 11 qershor.
Gjatë rrugës, grupimet do të kalojë disa nga monumentet më të famshme të qytetit të përjetshëm, duke përfshirë Koloseun.
Këln Gjermani: 18 qershor-3 korrik
Një nga ngjarjet më të mëdha LGBTI+ në Evropë zhvillohet çdo vit në këtë qytet historik gjerman. Parada e homoseksualëve në Këln është festa më e madhe e këtij komuniteti në Gjermani dhe do të fillojë në mesin e qershorit të këtij viti. Ngjarjet do të zgjasin pak më shumë se dy javë dhe do të përfshijnë turne sportive, konferenca, lexime.
Parada, Varshavë, Poloni: 25 qershor
Qyteti polak do të shohë një paradë veçanërisht të veçantë këtë vit, pasi ai pret jo vetëm Paradën e Varshavës, por edhe atë të Kievit. Një gjest solidariteti me Ukrainën, pjesëmarrësit e të dy ngjarjeve do të marshojnë së bashku në Varshavë.
Parada e Helsinkit, Finlandë: 27 qershor – 3 korrik
Finlanda është e njohur për politikat e saj që mbështesin përfshirjen LGBTI+, kështu që është e përshtatshme që Helsinki të presë festën më të madhe të të drejtave të njeriut LGBTI+ në vend në qershor.
LEXONI GJITHASHTU: