‘Nisma më e mirë’, Vuçiç diskutim me Ramën për Ballkanin e Hapur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Ballkani i Hapur  është nisma më e mirë për vendet e rajonit.

Deklaratën, Vuçiç e bëri këtë të premte në rrjetet sociale, teksa ka postuar një foto ku po zhvillonte një komunikim online me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Sipas Vuçiç, po përgatiten gjëra të mëdha për tre vendet që janë në këtë nismë, Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ballkani i Hapur është nisma më e mirë për popujt e Ballkanit. Ne po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shkroi presidenti serb.

Ndërsa, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e radhës së iniciativës Ballkani i Hapur, i cili në qershor mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një aktiviteti në Podgoricë, Abazoviç tha se Mali i Zi nuk i është bashkuar kësaj iniciative, por edhe në të kaluarën ka marrë pjesë në takimet si vëzhgues.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Hidhet nga kati i katërt i banesës, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

Mesditën e sotme një 60-vjeçar është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen "Ali Demi" në Tiranë. Policia bën me dije...

Më shumë se 500 protestues nga Vlora drejt Tiranës për protestën

Më shumë se 500 protestues nga Vlora janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës që pritet të nisë sot...

‘Se çfarë bëj unë, e di unë”, Tabaku përplaset me Spiropalin

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali ka debatuar ditën e sotme në Kuvend me deputeten demokrate Jorida Tabaku. Në një kohë që po flitej për miratimin e...

TË FUNDIT

Kosova me dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19

Personat mbi 60-vjeç në Kosovë mund të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e...

FOTO/Shqiptari mbron me armë hotelin në Shkup, zmbrapsen huliganët maqedonas

Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme hotelin e tij në Çarshi të Shkupit nga huliganët, është arrestuar nga Policia. Gazetarja Ferikan...