Shaip Kamberi nuk ka mundur ta fitojë mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë, raportojnë mediat në Kosovë.
Kamberi thuhet se ka mbetur jashtë Parlamentit serb për një numër shumë të vogël votash.
Kjo është e hera e tretë që përsëriten zgjedhjet në njësinë numër 6 në Tërnoc të Bujanovcit.
Për herë të dytë, zgjedhjet në Tërnoc u zhvilluan më 28 prill, ku Kamberi nuk arriti që të fitojë mandatin e deputetit.
Kamberi kishte kërkuar ripërsëritje të votimit, pasi sipas tij këto zgjedhje u karakterizuan me dalje të ulët të shqiptarëve, për shkak të pasivizimit të adresave.
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës pas përpjekjes së tretë nuk arrinë të fitojë një ulëse më Parlamentin e Serbisë. Bartësi i kësaj liste, Shaip Kamberi, ka thënë se do të shikojnë mundësitë e ankimimit përsëri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjedhjet në Tërnoc, Kamberi: Duan t’ia japin mandatin partisë së Daçiç
- Sot përsëriten zgjedhjet në Tërnoc, Kamberi i vetmi kandidat shqiptar