Rama: Nuk më bën përshtypje kallëzimi në SPAK ndaj Bajram Begajt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kallëzimin e bërë në SPAK ndaj presidentit të zgjedhur, Bajram Begajt, për shpërdorim detyre me pronat e ushtrisë.

Pas përfundimit të votimit në seancën plenare në Kuvend, Rama tha se nuk i bën përshtypje, teksa i cilësoi kallëzimet në vend si një sport kombëtar.

“Paditë në këtë vend ka shumë dhe padirat këtu janë një sport kombëtar që janë zhvilluar shumë me proceset demokratike, sepse më parë bëheshin me letra anonime. Nuk më bën përshtypje ky fakt. Më vjen mirë që jam këtu duke folur për herë të fundit për këtë proces. U kemi dhënë shqiptarëve një shembull se nuk jemi për vete, por se  jemi për ta dhe me ta”, deklaroi kreu i qeverisë.

SPAK është duke kryer verifikim për disa zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndër ta edhe presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj, i cila deri paraditen e sotme ka ushtruar detyrën si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Këta persona janë kallëzuar nga ish-zëvendëskomandanti i forcës detare Artur Meçollari për shpërdorim detyre mbi tjetërsimin e bazave ushtarake të cilat ndodhen në bregdet.

Përveç BegajtMeçollari ka paditur për bazën e Shëngjinit edhe Ilir Xhebexhian, ish-komandant i Forcës Detare dhe Altin Kurtin, ish-komandant i Policisë Ushtarake.

Ndërsa për bazën e Sarandës, e kallëzuar është ish-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. SPAK, sipas një informacioni të kërkuar nga Meçollari, është duke kryer verifikime për rastin.

LEXONI GJITHASHTU

1 COMMENT

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Ish-ambasadori Gashi shpjegon si funksionon Bosnje-Hercegovina: Ka 14 qeveri

Flamur Gashi, ish-ambasador në Bosnje dhe Hercegovinë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Bosnje Hercegovina përveçse një shtet në tërësi ka disa...

Të parafundit në rajon, rritja ekonomike ngadalësohet në tremujorin e dytë të vitit

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është poshtë parashikimit të BERZH-it për 2022-shin. BERZH uli në 3 për qind rritjen e ekonomike...

Të vdekur dhe të djegur, civilë ukrainas shtrihen të vrarë pas tërheqjes ruse

Ndërsa forcat ruse u tërhoqën nga periferia e qytetit lindor të Ukrainës, nëpër rrugë u panë trupat e civilëve të vdekur dhe të djegur. Të...

TË FUNDIT

Japonia, Australia dhe SHBA-ja dënojnë stërvitjet e Kinës pranë Tajvanit 

Ministri japonez i Mbrojtjes Hamada Yasukazu, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin dhe zv. kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Australisë Richard Marles dënuan...

A do të rikthehet Bojko Borissov? Bullgarët sot sërish në zgjedhje

Qytetarët bullgarë këtë të diel u drejtohen qendrave të votimit Kjo është hera e katërt në dy vjet që bullgarët shkojnë në zgjedhje. Zgjedhjet e përgjithshme...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?