Të majta apo të djathta – si i shohin shqiptarët partitë kryesore në vend

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Thuajse 80% e shqiptarëve mendojnë se Partia Socialiste është ekstremisht e majtë në qëndrimet e saj.

Më pak se një në dhjetë shqiptarë (9,6%) e shohin PS-në si e majtë e moderuar dhe thuajse askush nuk mendon se kjo parti ka qëndrime që përputhen me ideologjinë e djathtë.

Partia Demokratike, për dy të tretat e shqiptarëve (70.7%), i përket ideologjisë së djathtë ekstreme. Më pak se 15% e qytetarëve i shohin qëndrimet e PD-së si ideologji e së djathtës së moderuar.

Ndryshe mendojnë shqiptarët për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Më shumë se gjysma (56.4%) mendojnë se LSI i përket të majtës së moderuar. Njëkohësisht, një në tre shqiptarë (31,3%) mendon se partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi ka qëndrime të së djaththës së moderuar.

Barometri në Euronews Albania i pyeti shqiptarët mbi mënyrën se si i perceptojnë ata qëndrimet e partive kryesore në vend, si dhe liderëve të tyre.

Rezultati tregon se 80% e të anketuarve mendojnë se kryeministri Edi Rama ka qëndrime ekstremisht të majta.

Më shumë se gjysma e shqiptarëve (51,1%) besojnë se ish-kreu demokrat Lulzim Basha ka qëndrime të ekstremit të djathtë. Njëkohësisht më shumë se një në katër qytetarë (28,5%) i shohin qëndrimet e Bashës si të së djathtës së moderuar.

Më të shumë janë qytetarët që shohin qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha si të ekstremit të djathtë (75.5%).

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta perceptohet nga shqiptarët kryesisht si i majtë i moderuar (54.4%) dhe si i djathtë i moderuar (33.8%).

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje mes datave 25 prill – 7 maj.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Langya mund të jetë ‘maja e ajsbergut’ për patogjenë të tjerë, sipas disa studiuesve

Një grup shkencëtarësh kanë kërkuar më shumë mbikëqyrje për një virus të ri të zbuluar tek dhjetëra njerëz në Kinën lindore që mund të mos...

I riu qëlloi familjen, detaje nga ngjarja me 10 viktima në Mal të Zi

Ngjarja tragjike në Cetinje, Mal të Zi, që la pas 11 viktima dhe 10 të plagosur, mes tyre një polic dhe fëmijë, nisi nga...

Lojtari më mirë i sezonit 2021-2022, të nominuarit kryesorë të UEFA

Karim Benzema, shoku i tij i skuadrës tek Real Madrid Courtois dhe Kevin De Bruyne janë tre të nominuarit kryesorë që janë në garë për...

TË FUNDIT

11 viktima nga një sulm në Malin e Zi

Një sulm ka ndodhur në Cetinje, një qytet në Malin e Zi rreth orës 16:00 të së premtes. 11 persona vdiqën, ndërsa 10 u...

IMT i shembi shtëpinë, 55-vjeçari në gjendje të dehur plagos inspektorin në Tiranë

Inspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Ilirjan Gavelli u plagos me pistoletë në bark nga shtetasi Qani Muça të premten në Tiranë. Gazetari i...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?