Rrëzohet qeveria bullgare pas votës së mosbesimit në parlament

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria e kryeministrit bullgar Kiril Petkov u rrëzua këtë të mërkurë pas një vote mos-besimi në parlament.

Kjo votë u thirr si pasojë e politikave ekonomike dhe fiskale gjë që mund t’i hapë me shumë mundësi rrugën një raundi të ri zgjedhjesh.

Partitë opozitare dhe partia ITN – dikur aleate e qeverisë – u bashkuan për të rrëzuar qeverinë e Petkov me një diferencë votash 123 me 116, duke e dërguar kështu shtetin anëtar të Bashkimit Europian drejt një të ardhmeje të pasigurt politike përballë luftës në Ukrainë dhe normave të larta të inflacionit.

Tashmë, partia centriste e Petkov, PP do të ketë një shans të dytë për të propozuar një qeveri të re në parlament. Nëse kjo dështon, 2 parti të tjera do të kenë mundësi të paraqesin propozimet e tyre dhe nëse kjo tentativë dështon sërish, presidenti do të emërojë një kabinet provizor i cili do të ndiqet nga zgjedhjet e parakohshme.

Lajmi po përditësohet…

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Shtrenjtohet energjia elektrike në Maqedoninë e Veriut

Prej muajit të ardhshëm, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të paguajnë fatura më të shtrenjta për energji elektrike, për mesatarisht 7.4 përqind. Njoftimin e...

Civici: Mashtruesit financiarë janë gjenialë, gjejnë dobësitë e sistemit

Ekonomisti dhe autori i librit "Mashtruesit financiarë", Ardian Civici thotë se këta persona janë gjenialë, pasi arrijnë që të gjejnë dobësitë e sistemit dhe...

Grevat dhe vonesat në aeroporte çorodisin transportin ajror në BE

Grevat, vonesat dhe mungesa e stafit po e kthejnë transportin ajror evropian në ferr për këtë verë. Shtetasi belg Daniel Rothier është mes viktimave. Udhëtimi...

TË FUNDIT

Lajçak pas takimit me Rakiç: Biseduam për procesin e dialogut

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak vizitoi këtë të mërkurë Mitrovicën e Veriut. Lajçak u takua me ministrin për Komunitete...

Mediat institucione shantazhi, raporti: Gazetarët censurohen, AMA politik

Media në Shqipëri ka bërë hapa prapa. Liria e shprehjes dhe e drejta e informimit, edhe pse të garantuara në Kushtetutë nuk kanë gjetur...