Vuçiç merr sot vendimin për pjesëmarrjen në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë sot një vendim, në lidhje me pjesëmarrjen në Samitin e Brukselit, BE-Ballkani Perëndimor.

Konsultimet e Vuçiç me anëtarët e qeverisë dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt janë ende duke u zhvilluar, sipas një njoftimi të Presidencës, shkruan Tanjug.

Në një bisedë telefonike me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell të martën, Vuçiç tha se sot në mesditë do të merret një vendim i përbashkët pas konsultimeve me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe atë maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Bashkimi Evropian do të mbajë një takim të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor më 24 qershor në Bruksel.

Ky takim përkon me seancën e planifikuar të Këshillit Evropian në datat 23 dhe 24 qershor,  pasi anëtarët e Komisionit Evropian ranë dakord të propozojnë që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit për në BE.

Një vendim i tillë ngriti çështjen e fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Unioni duhej të hapte bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në fund të vitit 2020. Por Bullgaria ka bllokuar hapjen e bisedimeve zyrtare për shkak të një mosmarrëveshjeje me Maqedoninë e Veriut që lidhet me historinë dhe gjuhën.

LEXONI GJITHASHTU

1 COMMENT

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Elon Musk i rikthehet marrëveshjes për blerjen e Twitter

Miliarderi Elon Musk ka ndryshuar sërish mendjen rreth blerjes së Twitterit, dhe tani ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë me procedurat për...

Zjarr në një magazinë bujqësore në Korçë

Një magazinë me produkte bujqësore në Petrushë, Korçë ka marrë flakë. 2 zjarrfikëse të Pogradecit dhe 1 e Maliqit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për...

Koreja e Jugut dhe SHBA lëshojnë raketa në përgjigje të Koresë së Veriut

Ushtria e Koresë së Jugut ka kërkuar falje pasi një lëshim i dështuar i raketës gjatë një stërvitjeje të përbashkët me Shtetet e Bashkuara...

TË FUNDIT

Angelina Jolie akuzon Brad Pitt për abuzim në avionin privat

Angelina Jolie ka paraqitur dokumente gjyqësore duke akuzuar ish-bashkëshortin Brad Pitt se e kishte sulmuar atë dhe fëmijët e tyre në gjendje te dehur...

Raportet ruso-serbe do dobësohen pas fitores së Perëndimit e Ukrainës, thotë Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se raportet mes Serbisë dhe Rusisë, do dobësohen pasi Perëndimi është i bashkuar dhe Ukraina...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?