Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen këtë të enjte në Bruksel për të diskutuar për dhënien e statusit të vendit kandidat, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
Takimi i sotëm midis lidërve, në të cilin do të marrin pjesë edhe ata të Ballkanit Perëndimor do të fillojë në orën 09:30 në ndërtesën e Këshillit të Europës, sipas agjendës së publikuar.
Në orën 11:30 pritet të ketë një konferencë për shtyp të kreu të Këshillit të Europës, Charles Michel.
Ndërsa, 30 minuta më pas, kryeministri shqiptar Edi Rama, homologu maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për mediat.
Më pas, në 15:30 do të ketë diskutime me presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola në lidhje me kandidaturat e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
Dita e dytë e samitit do të fokusohet në çështjet e eurozonës.
LEXONI GJITHASHTU