Amnistia rrezik për pastrim parash, Dhoma Amerikane kundër nismës së qeverisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhoma Amerikane e Tregtisë e sheh nismën e amnistisë fiskale si një rrezik për pastrimin e parave të pista me burim krimin dhe evazionin fiskal.

“Krijon terren për pastrimin e parave dhe evazionin fiskal”, tha Enio Jaço, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Një tjetër pikë që Enio Jaço, kreu i Dhomës Amerikane nënvizoi si dëmtuese të klimës së biznesit është dhe deformimi i konkurrencës në treg nëse nisma miratohet: barra fiskale për subjektet që kanë shkelur ligjin duke fshehur të ardhurat është 7% ndërsa bizneset e ndershme kanë një ngarkesë taksash prej 40% të të ardhurave.

“Deformohet konkurrenca mes bizneseve që paguajnë rregullisht taksat dhe atyre që fshehin të ardhurat”, theksoi Jaço.

Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkoi qeverisë reflektim edhe në luftën kundër korrupsionit dhe reformim të plotë të sistemit të prokurimeve.

“Duhet të ketë të dhëna Open Data për bizneset që fitojnë prokurimet publike, lidhjet mes tyre dhe lidhjet mes zyrtarëve. Mbase pak radikale, por duhet duke pasur parasysh situatën ku ndodhet”, u shpreh Jaço.

Indeksi i Klimës së Biznesit që publikon çdo vit Dhoma Amerikane është përkeqësuar gjatë 3 viteve të fundit. Bizneset e këtij komuniteti kërkojnë që ekzekutivi të mos ndryshojë shpesh ligjet fiskale, duke marrë shkas nga nisma e re për ligjin e tatimit mbi të ardhurat.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

I dënuar në arrati për vjedhje, arrestohet 24-vjeçari në Pukë

Një 24-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim, u vu në pranga nga policia në fshatin Kimëz në Pukë. Ndaj shtetasit, L. M, Gjykata e...

E-mail për Metën, Kryemadhi: Tërhoqën vëmendjen nga lirimi i Alqi Bllakos

Deputetja Monika Kryemadhi është shprehur për Euronews Albania se e-mail që qarkulloi sot në media për Ilir Metën, u bë me qëllimin për të...

Të prekur nga tërmeti/ Historia e Ramiz Çopës, që ka mbetur pa shtëpi prej 3 vjetësh

Pas tërmetit, në çdo cep të Durrësit ka një histori për të treguar. Ka vuajtje, mungesë e dëshirë për shpresë, për ata që prej...

TË FUNDIT

Piktori që ëndërronte aktrimin, dibrani zgjodhi Pogradecin për t’u frymëzuar

Natyrë, personazhe, njerëz të thjeshtë, abstrakte, të tilla piktura do të gjeni në qoftë se vizitoni galerinë e krijuar nga vet piktori Artan Kaja. Kaja...

Çfarë fsheh Shpiragu? Përpjekjet për nxjerrjen e naftës dhe gazit

Përpjekjet e Shqipërisë për të nxjerrë naftë dhe gaz nga Shpiragu u rikthyen në muajin shtator, kur kryeministri Edi Rama foli për zhvillime të...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?