Një punonjës i policisë së Pogradecit është shpallur në kërkim për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe largim nga vendi i aksidentit.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bëri me dije se n/komisar A. A., më datë 28.06.2022, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin e mitur O.S., 13 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekim në spitalin Korçë është larguar për në banesë.
“Pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në momentet e para të aksidentit, si drejtues i mjetit është paraqitur shtetasi M. A. (vëllai), por nga këqyrja e pamjeve filmike është provuar si drejtues i mjetit, punonjësi i policisë, A.A”, thuhet në njoftimin e AMP.
LEXONI GJITHASHTU: