9 qendra shëndetësore për sezonin turistik në Vlorë, mungojnë vrojtuesit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me nisjen e sezonit turistik në qarkun e Vlorës janë hapur nëntë qendra shëndetësore me shërbim 24 orë për t’i ardhur në ndihmë pushuesve.

“Qendrat shëndetësore fillimisht janë përgatitur nga ana infrastrukturore, sepse një pjesë janë marrë ambiente me qira, në vende afër bregdetit”, tregon Majlinda Gjika, shefe e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Vlorë.

Qendrat shëndetësore janë hapur prej 15 qershorit e do të funksionojnë deri në 15 shtator. Edhe qendra e plazhit të vjetër ka nisur funksionimin prej 2 javësh.

“Ne korrik presim një rritje fluksi, përgjithësisht fundjavat janë më të ngarkuara. Simptomat varen nga moshat, te moshat pediatrike kemi pasur më shumë gastrointerit apo djegie nga dielli, te moshat e rritura, hipertension apo edhe dhe djegie, helmimet gjithashtu. Kemi pasur edhe raste pozitive me COVUD sepse ofrojmë edhe testin e shpejtë”, thotë mjeku i qendrës Earl Llapi.

Në qendrën verore në Zvërnec personeli për shkak të vendndodhjes shumë afër zonës së plazhit shpesh gjendet edhe në stacione për të kryer shërbime të kërkuara nga pushuesit.

“Qendra është e pajisur me te gjitha medikamentet e nevojshme, duke nisur nga monitorimi i tensionit, virozat e stinës që pritet të fillojnë gjatë muajit gusht, po ashtu testet e shpejta të COVD. Gjithashtu pickimi nga insektet apo pickimi nga peshku, është një lloj peshku që qëndron i fshehur nën rërë dhe fëmijët e vegjël shpesh preken nga kjo gjë duke qenë se qëndrojnë në breg”, thotë mjekja Sara Kotra.

Përpos ngritjes së qendrave shëndetësore, ajo që bie në sy është mungesa e vrojtuesve të plazhit.

Mungesa e vrojtuesve vijon të mbetet problematikë edhe këtë sezon veror, edhe pse kusht për të përfituar lejen për ushtrimin e aktivitetit në stacionet e plazhit. Vitet e fundit të shumta kanë qenë rastet kur për shkak të mosdhënies së ndihmës pushues të moshave të ndryshme kanë hasur vështirësi në det, duke humbur dhe jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë. Lajmi...

Kosova duhet të japë mesazhe pozitive, Hoti kundër Kurtit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Albin Kurti për luftë, duke thënë se zgjidhja e problemeve...

Sherri mes fqinjëve që çoi në vrasjen e 60-vjeçarit në Maliq

Nesti Sotir, 60 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Gazetari i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi raportoi se autori...

TË FUNDIT

Jo takimit Putin-Zelensky, Kremlini refuzon propozimin e Erdogan

Nuk ekzistojnë ende kushtet për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,...

Vritet me thikë një person në Maliq

Një person ka mbetur i vrarë me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmbec të Maliqit. Viktima i identifikuar...

Sondazh