Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se interesi për të kandiduar në degët e PS ka qenë i madh pasi kanë kandiduar 516 persona.
Në një komunikim me mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS, Gjiknuri u shpreh se PS po aplikon një risi, pasi në 28 degë të Partisë Socialiste do të jenë në krye gra dhe vajza.
“Pati një interes shumë të madh nga anëtarët e PS-së për të kandiduar në këtë proces. Janë 561 kandidatë që shprehën me vullnetin e tyre dhe komunikuan me platformat e tyre përballë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Gati 30% e tyre ishin gra dhe vajza. Një risi që duhet përshëndetur është që 28 degë të PS-së do drejtohen nga gra dhe vajza, një risi që PS po e aplikon edhe në drejtimin e bashkisë”, u shpreh Gjiknuri.
PS prezantoi të premten emrat e 61 kryetarëve për 61 bashki të vendit. Sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi bëri me dije se në bashkitë Has, Himarë dhe Roskovec, zgjedhjet për kryetar të PS-së do të përsëriten, pasi kandidatët nuk përmbushnin kriteret.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Do isha shumë i lumtur të kisha në qeveri Bujar Osmanin
- Mandati i Olta Xhaçkës, Rama: Të gjykohet nga institucionet