Mocioni i mosbesimit ndaj kreut të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nuk ka kaluar.
43 deputetë votuan pro, ndërsa 61 të tjerë votuan kundër duke bërë që mocioni i iniciuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE, të mos kalojë.
Mocioni ishte ngritur pas pretendimeve të opozitës se Xhaferi kishte mbyllur me çelës dyert e sallës së seancës duke i mbajtur deputetët brenda pa dëshirën e tyre.
Prej disa ditësh opozita në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE po proteston në Kuvend duke bllokuar ligje dhe punën e Kuvendit, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU