“I zunë privatët”, ankohen qytetarët për hapësirat në plazh: S’kemi ku shkojmë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vlora ka 328 parcela plazhi, por vetëm 18 prej tyre janë publike dhe mund të frekuentohen pa paguar nga qytetarët.

Bizneset kanë kontrollin në vijën bregdetare prej Zvërnecit deri në Radhimë. Edhe këtë vit të paktë janë plazhet publike që në të gjitha rastet janë jashtë standardit.

“S’kemi ku të vemi, ketë vend na kanë lënë se e kanë zënë të gjithë privatët. Ne që jemi pak shtresa jo e pasur, shtrese e mesme këto do qëndrojmë, s’kemi ca te bëjmë, këtu do qëndrojmë”, u shpreh një qytetar.

Çmimet në plazhet e menaxhuar nga privati nisin nga 5 mijë lekë pêr tu rritur më shumë në pikun e sezonit.

Në një situatë të tillë plazhet publike do të ishin mundësia e vetme për qytetarët por ato sa vijnë e pakësohen.

“Mirë është të na lënë dhe neve vende të lira, mos t’i bllokojnë vetëm me çadra se ne kemi shtëpinë këtu, duam te rrime s’kemi ku të rrimë. Të bllokuara kanë qenë, shumë pak lënë për ne, të paktën të na lënë pa e dimë që zonat e mira i duan për të nxjerrë fitime”, tha një tjetër.

“Ne jemi pensioniste s’mund të paguajmë çadra e shezlonge, duam ne rehatinë tonë”, tha një tjetër

Nga Drejtoria e Aseteve në bashkinë e Vlorës për Euronews Albania thanë se parcelat publike dhe private përcaktohen nga  Autoriteti Shtetëror për informacionin Gjeohapësinor.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Eksperti: Shqiptarët në vështirësi ekonomike, nga muaji mars çmimet vetëm në rritje

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço thotë se shqiptarët ndodhen në vështirësi ekonomike. Në një intervistë për "Euronews Albania", Muço u shpreh se rritja e vazhdueshme...

Qindra hektarë të shkrumbuar nga zjarret në Shkodër, nis verifikimi i dëmeve

Nje banesë e djegur dhe qindra hektarë të shkrumbuar, është bilanci i deritanishëm i zjarreve që rrethuan Shkodrën gjatë ditës së djeshme. Flakët u favorizuan...

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në Durrës

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen nr. 17, në qytetin e Durrësit. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa dyshohet se...

TË FUNDIT

Shkëputja nga gazi rus, BE-ja nis planin për të reduktuar varësinë nga Moska

27 anëtarët e Bashkimit Evropian janë në hapat fillestare  të marrëveshjes  për të ulur përdorimin e gazit natyror me 15 për qind. Ata kanë...

Të paktën 8 viktima nga përmbytjet në Korenë e Jugut

Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar, si pasojë e përmbytjeve në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Autoritetet vendase...

Sondazh