Greqia në vështirësi nga zjarret, rajonet më problematike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

53 vatra zjarri shpërthyen në Greqi gjatë fundjavës ndërsa vala e të nxehtit vijon të mbetet rrezik.

Temperaturat ekstreme parashikohet të zgjasin të paktën edhe 10 ditë. Qindra banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre.

Zjarri që shpërtheu në afërsi të parkut natyror të Dadias, pranë kufirit me Turqinë në Greqinë verilindore, po kërcënon sërish fshatin.

Vatra zjarri janë regjistruar edhe në Peloponez, Maqedoninë Perëndimore, Greqinë Qendrore dhe Kretë.

Ky është viti i dytë i vështirë për shtetin fqinj që përballet me zjarret e sipas ekspertëve me ndryshimet klimatike episode të tilla do të jenë më të shpeshta.

Në ndihmë të Greqisë këtë sezon veror kanë shkuar edhe zjarrfikës nga të tjera shtete europiane.

Edhe Spanja është duke kaluar një verë të vështirë.

Më shumë se 600 persona u evakuan nga shtëpitë e tyre pasi zjarri pushtoi zonat pyjore në Tenerife. Shuarja e zjarrit vështirësohet për shkak të terrenit dhe temperaturave të larta.  Më shumë se 2423 hektarë tokë janë djegur.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e alertit, pasi vatra zjarri shpërthyen në Parkun Bohemian që ndodhet në një nga rajonet ceke. Më shumë se dy hektarë tokë janë nën flakë por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Sllovenia, Franca Poirtugalia janë të tjera shtete europiane ku jaët e fundit zjarret kanë djegur mijëra hektarë tokë dhe ku temperature kanë arritur në mbi 40 gradë Celsius.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Ish-ambasadori Gashi shpjegon si funksionon Bosnje-Hercegovina: Ka 14 qeveri

Flamur Gashi, ish-ambasador në Bosnje dhe Hercegovinë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Bosnje Hercegovina përveçse një shtet në tërësi ka disa...

Të parafundit në rajon, rritja ekonomike ngadalësohet në tremujorin e dytë të vitit

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është poshtë parashikimit të BERZH-it për 2022-shin. BERZH uli në 3 për qind rritjen e ekonomike...

Të vdekur dhe të djegur, civilë ukrainas shtrihen të vrarë pas tërheqjes ruse

Ndërsa forcat ruse u tërhoqën nga periferia e qytetit lindor të Ukrainës, nëpër rrugë u panë trupat e civilëve të vdekur dhe të djegur. Të...

TË FUNDIT

Japonia, Australia dhe SHBA-ja dënojnë stërvitjet e Kinës pranë Tajvanit 

Ministri japonez i Mbrojtjes Hamada Yasukazu, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin dhe zv. kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Australisë Richard Marles dënuan...

A do të rikthehet Bojko Borissov? Bullgarët sot sërish në zgjedhje

Qytetarët bullgarë këtë të diel u drejtohen qendrave të votimit Kjo është hera e katërt në dy vjet që bullgarët shkojnë në zgjedhje. Zgjedhjet e përgjithshme...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?