Ministri Bledi Çuçi reagon pas akuzave të Berishës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas akuzave të kreut të PD Sali Berisha që e lidhte emrin e tij me një kompani mjetesh lundruese.

Çuçi shprehet se shoqata e velierave sportive që ka krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone.

“Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone. I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike”, thuhet në reagim.

Çuçi shprehet se pas ngjarjes së rëndë ka pasur reagimi konkrete nga ministria e brendshme, me autorin që do të vihet para drejtësisë bashkë me gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

Një 7-vjeçare humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj.

E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga mjeti i fuqishëm motorik që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Zbulohet vendbanim 9 mijë vjeçar në Turqi

Arkeologët kanë gjetur vegla kockash dhe obsidiane, rruaza dhe zbukurime të tjera në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet në Turqinë qendrore. Sipas mediave...

Shuhen shpresat e Shqipërisë për në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë mposhten nga Izrali

Ëndrra e Shqipërisë për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve është shuar. Kuqezinjtë në ndeshjen kundër Izraelit janë mposhtur me rezultatin 2-1. Kombëtarja...

Aksident në Shkodër, oficeri i policisë përplaset me ‘Volkswagen’, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor Shkodër...

TË FUNDIT

Indi/ 36 të vdekur në një ditë nga rrufetë dhe përmbytjet

Moti i keq dhe rrufetë kanë vrarë 36 njerëz brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet. Të paktën 24 prej tyre vdiqën...

Stuhia vonon lëshimin e raketës së NASA-së për në Hënë

Lëshimi i raketës më të fuqishme ndonjëherë të NASA-s është vonuar për shkak të një stuhie tropikale që mund të shndërrohet në një uragan. Raketa...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?