SHBA projektligj për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një grup senatorësh amerikanë, nga të dy partitë, paraqitën një projektligj që synon të mbështesë zhvillimin ekonomik,  si dhe të luftojë korrupsionin, përfshirë hartimin e një legjislacioni të posaçëm për sanksionet, për të frenuar aktivitetet destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Projektligji shkruan Zëri i Amerikës, i njohur ndryshe si Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor është paraqitur nga senatorja demokrate Jeanne Shaheen dhe senatori republikan Roger Wicker.

Iniciativa vjen mes shqetësimesh të rritura në rajon për shkak të luftës në Ukrainë. Senatorja Shaheen shprehet se marrëdhëniet e Washingtonit me Ballkanin Perëndimor janë thelbësore në këto momente, ku duken qartë synimet e Presidentit Putin për të përhapur ndikimin keqdashës në të gjithë Evropën Lindore.

Projektligji udhëzon Sekretarin e Shtetit të ofrojë ndihmë teknike për çdo vend të Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar një strategji kombëtare kundër korrupsionit.

Ai parashikon gjithashtu kthimin në ligj të dy urdhra ekzekutivë, që do të garantonin kompetenca për sanksione kundër atyre që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe që janë të përfshirë në akte korruptive.

Senatorja Shaheen ishte në krye të një grupi senatorësh amerikanë që vizituan në muajin prill Kosovën, Serbinë e Bosnje e Hercegovinën, mes shqetësimeve rreth ndikimit të konfliktit në Ukrainë, në Ballkanin Perëndimor. Senatorët amerikanë e shohin projektligjin si një mundësi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Ballkanit Perëndimor, zgjerimin e mundësive ekonomike si dhe mbështetje për përpjekjet për të çuar përpara demokracinë dhe çrrënjosur korrupsionin.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Metës i ndalohet pjesëmarrja në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane

Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndalohet pjesëmarrja në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se pak...

4 herë mbi mesataren, gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë më të paguarit në Europë

Gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri janë më të paguarit në Europë në raport me rrogën mesatare të vendit. Të dhënat e një raporti të Këshillit...

Dosja e “Rrumit të Shijakut” dhe vëllezërve Beqiraj i kalon SPAK

Prokuroria e Durrësit shpall mos-kompetencën e hetimit të vrasjeve dhe tentativave të vrasjeve për 14 të arrestuarit gjatë operacionit "Porositësi". Kjo dosje i kalon Strukturës...

TË FUNDIT

Komuniteti i ri Politik, Rama: Ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për njerëzit

Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe 17 liderët e vendeve jo anëtare të unionit janë takuar sot në kryeqytetin çek, Pragë. Ky takim në kalanë...

Furnizonin me informacione klanin Duka për Ervis Martinajn, gjykata dënon 3 persona

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vite burg ish-punonjësin e IT-së në polici Ardian Ahmeti. Bashkë me të janë dënuar me nga 2...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?