- Zbardhet dosja, Arjan Tase tentoi të largohej nga bregu, pushuesit e ndaluan
Prokuroria për Arjan Tasen dërgoi në gjykatë një kërkesë për caktim mase sigurie vetëm tre faqe.
Provat për grupin hetimor kanë qenë të qarta, por diskutimi më i madh që ka pasur prokuroria është caktimi i veprës penale me të cilën do të hetohet efektivi policisë.
Në dosjen e prokurorisë të cilën Euronews Albania e ka siguruar janë dëshmitë e babait të vajzës 7- vjeçare, një i afërm i tij dhe të një pushueseje.
Lexoni me shume: Zbardhet dosja, Arjan Tase tentoi të largohej nga bregu, pushuesit e ndaluan
- Skafi erdhi me shpejtësi skëterre, dëshmia e babait të 7-vjeçares për tragjedinë
Në dosjen e prokurorisë janë dëshmitë e babait të vajzës 7-vjeçare që u vra nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase.
Bledar Avdia babai i vajzës 7-vjeçare që humbi jetën në plazhin e Himarës i ka thënë hetuesve se ka qenë duke u larë në bregun e detit kur në këtë moment ka parë një skaf që po i afrohej bregut.
Lexoni me shume: Skafi erdhi me shpejtësi skëterre, dëshmia e babait të 7-vjeçares për tragjedinë
- Po fshihen detaje shumë të rënda nga ngjarja, flet e afërmja e 7-vjeçares
Ilirjana Kuçana, pedagoge, e afërme e 7-vjeçares së vrarë 4 ditë më parë në Himarë pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase tha se policia ka fshehur detaje shumë të rënda nga tragjedia.
Kuçana u shpreh se familja Avdia do t’i drejtohet ambasadës britanike për të depozituar provat, në mënyrë që Britania të vendosë drejtësi për shtetasit e vet, duke qenë se e mitura kishte nënshtetësi angleze.
Lexoni me shume: Po fshihen detaje shumë të rënda nga ngjarja, flet e afërmja e 7-vjeçares
- Porti turistik e kthen Durrësin në një Dubai në Ballkan, thotë eksperti
Geri Selenica, drejtues i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike tha se investimi për ndërtimin e portit turistik të Durrësit është një fat i jashtëzakonshëm që do ta kthejë Durrësin në një Dubai në Ballkan.
Në një intervistë për Euronews Abania ai sqaroi se investimi strategjik, që siç tha do të ketë efekt domino, duke sjellë të tjerë investitorë në vend, e kthen Durrësin në një pikë strategjike vetëm 1-2 orë nga kryeqytetet e Europës.
Lexoni me shume: Porti turistik e kthen Durrësin në një Dubai në Ballkan, thotë eksperti
- Sulmohet me armë policia e Kosovës në Veri
Njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, është sulmuar me armë zjarri në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës.
Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Sipas policisë, kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri.
Lexoni me shume: Sulmohet me armë policia e Kosovës në Veri