Po fshihen detaje shumë të rënda nga ngjarja, flet e afërmja e 7-vjeçares

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ilirjana Kuçana, pedagoge, e afërme e 7-vjeçares së vrarë 4 ditë më parë në Himarë pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase tha se policia ka fshehur detaje shumë të rënda nga tragjedia.

Kuçana u shpreh se familja Avdia do t’i drejtohet ambasadës britanike për të depozituar provat, në mënyrë që Britania të vendosë drejtësi për shtetasit e vet, duke qenë se e mitura kishte nënshtetësi angleze.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk i ka mjaftuar përplasja një herë, por është kthyer dhe ka xhiruar helikat e skafit. Një veprim i tillë vetëm në efektin e lëndëve narkotike mund të ndodhë. Kam shumë informacione, por s’mund të flas, pasi ja kemi lënë drejtësisë. Akuza e ngritur nga policia e shtetit është e turpshme”, tha Kurçana.

Ajo tha se do të depozitohen në prokurori video me fakte shumë të rënda, për të cilat ka shumë dëshmitarë.

Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj. E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një gomone që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarësm Arjan Tase.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Fenomeni i pazakontë natyror në Halkidiki shtang banorët

Një fenomen mbresëlënës natyror ka ndodhur mëngjesin e së dielës në ishullin Halkidiki, në Greqi, kur për shkak të kushteve të këqija atmosferike, mbi...

Jazexhi: Rushdie e përdori provokimin ndaj botës islame për t’u promovuar

Gazetari Olsi Jazenxhi tha se sulmi ndaj shkrimtarit Salman Ruzhdie nga një i ri mysliman në Nju Jork është rrjedhojë e urrejtjes së të...

Plagosi me thikë fqinjin për motive pronësie, arrestohet 68-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë mesditën e së dielës në lagjen nr.4 të qytetit. Burime nga blutë e qytetit...

TË FUNDIT

Fluks automjetesh Kapshticë, dogana shqiptare me kapacitet të plotë

Numri i hyrjeve është në nivele të larta në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ku në datën 13 gusht kanë hyrë 7475 shtetas...

1 i plagosur me thikë pas konfliktit mes fqinjëve në Korçë

Konflikti mes dy fqinjëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Demokracia, pak minuta...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?