Geri Selenica, drejtues i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike tha se investimi për ndërtimin e portit turistik të Durrësit është një fat i jashtëzakonshëm që do ta kthejë Durrësin në një Dubai në Ballkan.
Në një intervistë për Euronews Abania ai sqaroi se investimi strategjik, që siç tha do të ketë efekt domino, duke sjellë të tjerë investitorë në vend, e kthen Durrësin në një pikë strategjike vetëm 1-2 orë nga kryeqytetet e Europës.
“Investimi nuk e kthen në port tregtar, e kthen Durrësin në një Dubai në Ballkan që është 1-2 orë nga kryeqytetet e Evropës. Këtu do vijë profesionistë të rinj që mund të punojnë online nga këtej në vendet e tyre. Ka për të pasur një zhvillim të madh për Durrësin, që aktualisht është i shkatërruar nga pikëpamja urbane. Një investim i tillë është i aftë të gjenerojë qindra milionë euro në vit vetëm për ekonominë lokale”, tha Selenica.
Porti i Durrësit ka kaluar tërësisht në pronësi të kompanisë Durrës Yacht&Marina.
Në datën 21 korrik, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të transferojë në emër të kompanisë që do të ndërtojë portin turistik në këtë qytet të gjithë strukturën dhe infrastrukturën e Portit.
Vendimi i jep investitorit 5.4 hektarë ndërtesa të portit, duke i hapur rrugë nisjes së konstruksionit të marinës turistike.
LEXONI GJITHASHTU: