Premtohen investime në arsim dhe shëndetësi, 5 lajmet kryesore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
  • Ministritë ‘zgjidhin’ qeset; s’ka mësim me turne, investime edhe Shëndetësia

Foto ilustruese: Ministria e Arsimit

Viti shkollor që do të nisë në shtator nuk do të ketë më mësim me turne. Të paktën ky është angazhimi i Ministrisë së Arsimit sipas programit  buxhetor afatmesëm 2023- 2025. Ministria ka parashikuar të shpenzojë paratë e saj në atë mënyrë që 100% e fëmijëve romë e egjiptianë të regjistrohen në shkollë gjatë këtij viti.

Deri në 2025 do të rritet numri i mësuesve, përfshirë atyre nga diaspora, në mënyrë që në 9 vjeçare dhe gjimnaze që raporti të jetë 1 mësues për 20 nxënës. Në klasa synohet të mos ketë më shumë se 20-25 nxënës.

Lexoni për më shumë: Ministritë ‘zgjidhin’ qeset; s’ka mësim me turne, investime edhe Shëndetësia

  • ‘Kurti-Vuçiç do mbajnë përgjegjësi’, BE i kërkon Kosovës e Serbisë të ulin tonet

Flamuj të Bashkimit Europian në ndërtesën e KE-së

Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që t’i japin fund menjëherë retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi.

BE-ja ka shprehur shqetësim për deklaratat në të cilat përmenden lufta dhe konflikti, dhe ka shtuar se “do të mbaj përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”, shkruan REL.

Kështu thuhet në deklaratën e 14 gushtit të BE-së, dërguar nga zëdhënësi, Peter Stano.

Lexoni për më shumë: ‘Kurti-Vuçiç do mbajnë përgjegjësi’, BE i kërkon Kosovës e Serbisë të ulin tonet

Jazexhi: Rushdie e përdori provokimin ndaj botës islame për t’u promovuar

Gazetari Olsi Jazenxhi tha se sulmi ndaj shkrimtarit Salman Ruzhdie nga një i ri mysliman në Nju Jork është rrjedhojë e urrejtjes së të këtij komuniteti për imperializmin amerikan apo izraelit.

Me ‘Vargjet Satanike’, një libër që tallet me profetin Muhamed, sipas gazetarit, Rushdie provokoi urrejtje globale në komunitetin mysliman, që u promovua nga qarqet imperialiste të Perëndimit.

Sipas Jazexhiut, ‘Vargjet Satanike’ është një vepër e dobët artistikisht, me të cilën Rushdie, një emigrant indian me prejardhje myslimane, arriti të promovonte veten për përfitime personale.

Lexoni për më shumë: Jazexhi: Rushdie e përdori provokimin ndaj botës islame për t’u promovuar

  • Hoqi dhe hodhi në det flamurin turk, arrestohet pushuesi në Gjirin e Lalëzit

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi hoqi me forcë flamurin e shtetit turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det.

Pas disa orësh kërkime u bë i mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë.

“Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det. Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas”, sqaron policia.

Lexoni për më shumë: Hoqi dhe hodhi në det flamurin turk, arrestohet pushuesi në Gjirin e Lalëzit

4 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Itali, mes tyre një shqiptar

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 4 të rinjve në orët e para të së dielës në  Godega di Sant’Urbano, Itali.

Një Volksëagen Polo, ku udhëtonin 4 të rinjtë të gjithë nga 18 deri në 19 vjeç, humbi kontrollin në një kthesë dhe më pas doli nga rruga, ku u përplas më tej me një pemë dhe u përmbys në një kanal.

Asnjë nga të rinjtë nuk arriti t’i mbijetojë përplasjes së fortë. Mediat italiane shkruajnë se mes viktimave është edhe shtetasi shqiptar Xhuliano Këlliçi, 19 vjeç.

Lexoni për më shumë: 4 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Itali, mes tyre një shqiptar

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

I dënuar në arrati për vjedhje, arrestohet 24-vjeçari në Pukë

Një 24-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim, u vu në pranga nga policia në fshatin Kimëz në Pukë. Ndaj shtetasit, L. M, Gjykata e...

E-mail për Metën, Kryemadhi: Tërhoqën vëmendjen nga lirimi i Alqi Bllakos

Deputetja Monika Kryemadhi është shprehur për Euronews Albania se e-mail që qarkulloi sot në media për Ilir Metën, u bë me qëllimin për të...

Të prekur nga tërmeti/ Historia e Ramiz Çopës, që ka mbetur pa shtëpi prej 3 vjetësh

Pas tërmetit, në çdo cep të Durrësit ka një histori për të treguar. Ka vuajtje, mungesë e dëshirë për shpresë, për ata që prej...

TË FUNDIT

I dënuar në arrati për vjedhje, arrestohet 24-vjeçari në Pukë

Një 24-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim, u vu në pranga nga policia në fshatin Kimëz në Pukë. Ndaj shtetasit, L. M, Gjykata e...

E-mail për Metën, Kryemadhi: Tërhoqën vëmendjen nga lirimi i Alqi Bllakos

Deputetja Monika Kryemadhi është shprehur për Euronews Albania se e-mail që qarkulloi sot në media për Ilir Metën, u bë me qëllimin për të...

Të prekur nga tërmeti/ Historia e Ramiz Çopës, që ka mbetur pa shtëpi prej 3 vjetësh

Pas tërmetit, në çdo cep të Durrësit ka një histori për të treguar. Ka vuajtje, mungesë e dëshirë për shpresë, për ata që prej...

Piktori që ëndërronte aktrimin, dibrani zgjodhi Pogradecin për t’u frymëzuar

Natyrë, personazhe, njerëz të thjeshtë, abstrakte, të tilla piktura do të gjeni në qoftë se vizitoni galerinë e krijuar nga vet piktori Artan Kaja. Kaja...

Çfarë fsheh Shpiragu? Përpjekjet për nxjerrjen e naftës dhe gazit

Përpjekjet e Shqipërisë për të nxjerrë naftë dhe gaz nga Shpiragu u rikthyen në muajin shtator, kur kryeministri Edi Rama foli për zhvillime të...


Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?